Një grua ka vdekur pasi ka rënë nga dera e emergjencës e një avioni në aeroportin e Entebbe të Ugandës, shkruan BBC.
Gruaja, shtetësia e së cilës nuk është zbuluar, u dërgua menjëherë në spitalin Kisubi por vdiq shpejt pas, tha një zëdhënës. Autoritetet e aviacionit të Ugandës thonë se kanë nisur një hetim.
Në një deklaratë thuhet se dera emergjente e avionit ishte e hapur.
Agjencia e lajmeve AFP citon një deklaratë nga linja ajrore Emirates Airline duke thënë: “Një anëtar i ekuipazhit tonë të kabinës fatkeqësisht ra nga një derë e hapur.
Linja ajrore me bazë në Dubai premtoi “bashkëpunimin e saj të plotë” për të zbardhur ngjarjen.
/tvklan.al