Hasan Lika mund të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Tekniku tiranas që në përfundim të sezonit të shkuar u nda me Luftëtarin, është kandidatura kryesore për shkodranët.
Mësohet se Lika është kontaktuar nga zyrtarë të klubit dhe pritet që palët të ulen në bisedime për të përcaktuar kushtet e kontratës. Kjo marrëdhënie e re varet shumë nga planet e merkatos që ka Vllaznia.
Hasan Lika është një ndër trajnerët që e njeh më mirë futbollin shqiptar pasi ka drejtuar shumë klube.
Sezonin e kaluar, në një kohë të shkurtër, arriti të nxirrte Luftëtarin nga nisja e keqe e kampionatit duke e çuar deri në vendet pjesëmarrëse në Kupat e Europës.
Tv Klan