Me të njëjtin model të ndjekur me qeveritë e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, qeveria shqiptare dhe ajo kroate po diskutojnë të ulen përballë njëra-tjetrës në një takim ku shkembyen eksperienca në çdo sektor.
Dikasteri ku kabineti qeveritar duket se ka më shumë interes për të mësuar nga Kroacia, ministri i Jashtëm, Igli Hasani thotë në krah të homologut të tij, Gordan Grlic Radman në takimin e zhvilluar sot në Zagreb se është turizimi.
“Me kolegun dhe mikun tim Goran, diskutuam edhe si të rrisim bashkëpunimin në fushën e turizmit. 2023-i ishte një vit mbresëlënës për turizmin në Shqipëri me pothuajse 10 milionë turistë, dhe për ta bërë këtë zhvillim të qëndrueshëm, përvoja dhe bashkëpunimi mes nesh janë të vlefshme.Nisja e fluturimeve direkte mes Tiranës e Zagrebit në mes të Qershorit, hap i rëndësishëm që shpresoj të vijohet nga të tjerë.”
Ne prag te zgjedhjeve europiane, ministri Hasani flet për qëndrimin që Tirana ka për to.
“Do të mbështesim forcat politike evropiane, të cilat, si në rastin e Maqedonisë së Veriut nesër, janë thirrur në zgjedhje.Pasi e ardhmja e rajonit tonë është BE dhe në këtë vizion kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE.”
Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Zagreb, Hasani u prit dhe nga kryeministri kroat, Andrej Plenkovic.
Tv Klan