20 banorë të Bulqizës janë paraqitur në spital gjatë 24 orëve të fundit, të gjithë me simptoma helmimi.

Dyshohet që banorët mund të jenë helmuar nga uji i pijshëm. Por, mjekët e spitalit thanë se banorët e helmuar nuk janë nga e njëjta zonë banimi, dhe për këtë arsye dyshohet të jenë prekur nga ndonjë virozë e stinës apo konsum i produkteve të pakontrolluara.

Megjithatë, prokuroria ka nisur hetim dhe ka marrë analizat e ujit për të provuar nëse janë helmuar nga konsumi i ujit të pijshëm.

/tvklan.al