Java dhe periudha në vazhdim do të jetë e ngarkuar për shenjat. Një pjesë të mirë të angazhimit të tyre do ta marrin idetë dhe realizimi i projekteve që do të kërkojnë pak sakrificë. Por në mesin e gjithë aksionit që i pret, astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri i këshillon të marrin edhe pak kohë për veten. 

Dita më ideale për këtë është e diela që kërkon që shenjat vetëm ta shijojnë. Përgjatë javës, secila prej tyre do të jetë shumë e zënë në projektet që i presin.

Dashi – Çdo gjë varet nga psikologjia juaj që duhet ta keni të mirë sepse hëna e re nuk do ju ndihmojë shumë. Kujdesuni më tepër për shëndetin. Rishikoni planet e projektet, keni kohë të bëni korrigjimet e duhura dhe paralelisht, bëni kontakte, promovoni punën tuaj, idetë mund t’i shkruani në letër dhe të veproni kështu që kur të fillojë muaji juaj të kaloni menjëherë në veprim. Është një periudhë që do veproni në intimitet, më të tërhequr dhe do të keni mundësi të bëni bashkëpunime ose biseda më të fshehta. Kujdes me to përgjatë kësaj periudhe, të jenë sa më të pastra.

Demi – Hëna e re ka të bëjë me qëllimet dhe synimet tuaja, ndoshta një punë kolektive, iniciativë që do të ndërmerrni. Qëllimet do të kenë një përgjegjësi më të madhe në krahasim me herët e tjera, mund të hasni pengesa në këto iniciativa por jeni një shenjë këmbëngulëse, ndaj me punë do ia arrini. Nëse do të keni pengesa që do të sjellin ndryshimin e planeve, është momenti të përshtateni dhe të përfitoni nga periudha që keni përpara. Kalimi i Afërditës në shenjën e Peshqve do ju ndihmojë të gjeni mbështetjen e duhur në rrjetin social te miqtë tuaj që të realizoni sa më mirë projektet tuaja. Mërkuri në shenjën e Dashit do ju mbushë plot mendime që duhet të bëhen vepra. Mos i zmadhoni gjërat në kokën tuaj dhe mos lini shanset të kalojnë pa kapur.

Binjakët – Është momenti të fokusoheni në karrierë, punë, biznes dhe në jetën sociale. Kalimi i përfaqësuesit tuaj në shenjën e Dashit është shumë ndihmuese për ju dhe do shtojë dëshirën për komunikim, do jeni më të mprehtë, do keni ide më të shpejta, më të zgjuara që do ju ndihmojnë të veproni sa më mirë në fushën profesionale që ka kërkesa shumë të larta nga ju. Disa mund të jenë të detyruar të ndryshojnë ose lënë punën sepse nuk jeni treguar të disiplinuar ose ndieni se stresoheni ndaj mund të merrni vendime. Disa duhet të jenë të kujdesshëm për të mos bërë gabime që mund t’ju ekspozojnë. Më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, ndërsa ata të 10-ditëshit të  parë duhet të marrin përgjegjësi. Punë, disiplinë dhe nëse doni të keni arritje, kërkon shumë sakrifica.

Gaforrja – Hëna e re lidhet me planet që keni për të ardhmen. Përpiquni t’i bëni sa më afatshkurtra. Mund të ndiheni të penguar nga partneri ose njerëzit e tij apo nga bashkëpunëtorët, megjithatë me vullnet dhe me takt, strategji keni mundësinë  për ta kaluar. Afërdita në shenjën e Peshqve do krijojë atmosferë më të bukur, më të ngrohtë për ju dhe do të merrni dashurinë që kërkoni, por edhe do të jepni. Kjo do ndihmojë në planet tuaja dhe të bëni një udhëtim. Fokusohuni në sferën profesionale, jetën sociale, evitoni nervozizmin dhe nxitimin dhe përpiquni të lini mbresa sa më të mira.

Luani – Është momenti të përqendroheni në sferën financiare që lidhet me të tjerët. Kujdes nëse do të ndërmerrni iniciativa dhe bashkëpunime financiare, kujdes gjatë javës dhe në fund të saj. Atje ku do të firmosni jini të kujdesshëm, nëse jeni të bindur që në këto iniciativa do të keni mbështetjen e partnerit ose bashkëpunëtorit, mund ta ndërmerrni, ndryshe jini shumë të matur. Nëse doni të merrni një kredi, dijeni se keni përpara periudha që do të kërkojnë sakrifica nga ju. Kalimi i Mërkurit në shenjën e Dashit ju sjell përpara mendime, iniciativa për të ardhmen por edhe shanse për të realizuar projektet dhe planet që keni.

Virgjëresha – Fokusohuni në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Është një periudhë e rëndësishme për ju. Marrëdhënia juaj do të kalojë prova. Nëse jeni në një marrëdhënie që shihni se nuk shkon mirë por nuk doni ta humbisni, duhet të bëni durim dhe t’i kaloni këto vështirësi me diplomaci ose duke mos i kaluar të gjitha gjërat nga logjika. Ju që keni dhënë provat dhe shihni se marrëdhënia ka baza të forta, mund të merrni vendime përfundimtare e serioze për ta përforcuar. Jini të përqendruar në fushën financiare dhe sidomos në bashkëpunimet që lidhen me ekonominë. Nëse doni të ndërmerrni një iniciativë financiare, të shkruani një negociatë, kujdes që t’i keni sa më të qarta gjërat. Është momenti të përfitoni nga të tjerët dhe nëse keni probleme ose gjëra të parregulluara, detyrime tani mund t’i rregulloni ose do t’i gjeni në fund të muajit që vjen.

Peshorja – Me hënën e re përqendrohuni në jetën e përditshme, përmirësojeni dhe do të keni mundësinë sepse Afërdita kalon në shenjën e Peshqve dhe shtëpinë e gjashtë. Përvishuni punës, tregohuni të disiplinuar dhe të kujdesshëm për një jetesë sa më të shëndetshme. Evitoni ekspozimet në punë, gjobat, gabimet që mund të bëni si dhe kujdesuni për shëndetin. Kalimi i Mërkurit në Dash ju krijon mundësi unike në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Do të ketë një aktivizim dhe gjallëri më të madhe, me një përditshmëri të ngarkuar.

Akrepi – Kjo periudhë është pak e ndjeshme për ju por edhe krijuese. Keni mundësinë që të merrni një iniciativë krijuese për ju. Nëse keni një projekt që kërkon fantazi, por edhe pak punë më tepër, sakrifica, të punoni natën, është shumë e mirë sepse Neptuni ju jep fantazinë, Saturni bën që ta ktheni në vepër por që çdo vepër të realizohet duhet sakrificë. Mund t’ju preokupojnë çështjet që kanë të bëjnë me fëmijë, investime ose një histori dashurie. Trajtojini gjërat me qetësi sepse mund të jeni ju ata që i japin përmasa më të mëdha. Keni gjithë kushtet dhe mundësitë të tejkaloni pengesat që do të krijohen. Afërdita krijon një situatë dhe periudhë përveçse krijuese, por edhe shumë romantike. Mërkuri krijon gjithë kushtet që të veproni, të organizoni jetën tuaj të përditshme dhe punën.

Shigjetari – Hëna e re do ju preokupojë me shtëpinë, familjen dhe jetën personale. Përpiquni të jeni sa më të ndërgjegjshëm, të jeni të përgjegjshëm ndaj prindërve, ndaj një problemi familjar që mund të paraqitet. Mos lejoni problemet e punës apo të tjera që mund të keni që të ndikojnë në psikologjinë dhe jetën tuaj familjare. Nga ana tjetër, Mërkuri në Dash ju jep mundësinë të krijoni, por edhe takime për bashkëpunime, jetën personale. Dëshira për flirt e dashuri do të jetë shumë e theksuar, pavarësisht nga pengesat dhe problemet në familje.

Bricjapi – Është një periudhë ku do të jeni shumë të aktivizuar, socialë dhe një nga preokupimet do të jetë promovimi i punës por njëkohësisht do të merrni vendime dhe do të keni shumë mendime për të marrë. Kujdes me vendimet, merrni parasysh pengesat dhe planet që do të bëni projektet të jenë sa më afër realitetit. Këto projekte, mendime që keni mund të kenë të bëjnë edhe me një iniciativë apo investim. Do ju preokupojnë edhe çështjet familjare ose ambienti i shtëpisë, i punës, të bëni ndryshime, ta arredoni sa më bukur. Kujdes me vendimet dhe mendimet që do të keni për to. Sa i përket klientelës dhe njerëzve të rrethit tuaj, mund të hasni disa pengesa. Trajtojini me kujdes marrëdhëniet tuaja.

Ujori – Hëna e re vë theksin në sferën financiare, në iniciativat që doni të merrni. Do të keni fitime sepse Afërdita ka kaluar në shtëpinë tuaj të dytë, por mund të keni edhe pengesa e humbje. Nëse keni ndërmend të merrni një iniciativë të madhe, jini sa më të kujdesshëm dhe të dini se ku mund ta bazoni. E keni forcën që ta çoni deri në fund?

Peshqit – Një periudhë e mirë por edhe me pengesa, e ngarkuar. Afërdita që sot kalon në shenjën tuaj do ju bëjë të ndjeshëm, erotikë, të shprehni ndjenjat tuaja, të jepni pa kushte, të ndihmoni dhe të merrni. Me hënën e re që u zhvillua dje do të bëni fillime të reja që kërkojnë përgjegjësi më të madhe dhe disiplinë, të jeni me këmbë në tokë. Të jenë më të kujdesshëm të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe në fillim të 10-ditëshin të dytë dhe sidomos ata në 4-5 ditët e fundit të shenjës që ndoshta nuk i shihni gjërat shumë realisht, i idealizoni ose i shihni më problematike sesa janë. Gjatë periudhës së muajit që ka ngelur, fokusohuni në të ardhurat, xhepi e portofoli juaj, rregulloni çështjet ekonomike sepse më vonë mund të hasni pengesa./tvklan.al