Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale kundër opozitës për heqjen e simbolit të “shqiponjës” nga hyrja e Tiranës.

Sipas Kryeministrit, ai ka folur për vulgaritetin e “shqiponjës” së hequr nga hyrja e Tiranës, dhe jo për simbolin në vetvete.

“Kadriu ati, biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit, ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje, të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman, që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia

“, thotë Kryeministri.

Edhe ditën e djeshme ka pasur replika nëpër rrjetet sociale mes Ramës dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Edhe ish-Kryeministri Sali Berisha dënoi heqjen e simbolit të “shqiponjës” të vendosur në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

/tvklan.al