Doganat dhe institucionet shtetërore duhet  të forcojnë luftën ndaj krimit financiar si dhe pastrimit të parasë. Mesazhi u është dhënë autoriteteve shqiptare nga ambasadori i Komisionit Europian në Shqipëri, Helmut Lohan në kuadër të binjakëzimit të Zyrës Shqiptare dhe asaj gjermane të parandalimit të pastrimit të parave. Prej dy vjetësh specialiste shqiptare dhe gjermane asistojnë  në këtë projekt që ka sy synim parandalimin dhe goditjen e krimit financiar.

Helmut Lohan: “Lufta kundër krimit ekonomik kërkon metoda më të mira dhe lidhje më të forta me perëndimin, ku eksperienca ti kalojë edhe shqiptarëve.  Ne duhet ti dërgojmë një mesazh të qartë organizatave kriminale, ne jemi këtu dhe do t’iu luftojmë.  Në luftën kundër pastrimit të parasë dhe krimit financiar duhet implementuar një strategji e re, ku çdo rast ti kalohet  gjykatës për gjykim.”

Për prokurorinë mbetet emergjente përgatitja dhe hartimi i një drafti për hetimin e krimit financiar. Sipas drejtorit të drejtorisë gjyqësore në prokurorinë e përgjithshme, Artur Selmani,  rastet e krimit financiar kanë pasur një rritje për arsye të lëvizjes së  lirë të njerëzve dhe e shkëmbimeve tregtare.

Artur Selmani: “Jemi në momentin e fillimit të aktivitetit të gjashtë njësive të tjera të ngjashme, të cilat janë vendosur tashmë pranë prokurorisë së Durrësit, Shkodrës, Fierit, Gjirokastrës dhe Korçës pikërisht pra në rajonet ku është menduar se krimi i organizuar ndaj aktivitetit të pastrimit të parave mund të jenë më të pranishme.”

Që prej vitit 2007, Shqipëria është përfshirë në projektin e binjakëzimin me zyrën federale Gjermane, ku përfitues janë tatimet, doganat dhe prokuroria./tvklan.al