Forcat e Armatosura të Greqisë janë në zi. Një parashutist i Njësisë së Komandës së Operacioneve Speciale ka humbur jetën gjatë stërvitjes ushtarake duke u hedhur nga avioni.
Për shkak të erërave të forta, parashutisti u rrëzua në tokë. Sapo doli nga rrezja e zonës së hedhjes, Forcat e Armatosura u vunë menjëherë në alarm dhe nisën operacionin e kërkim-shpëtimit.
Trupi i pajetë i ushtarakut grek 34-vjeçar u gjet i pajetë në një zonë moçalore. Incidenti ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së enjtes teksa forcat greke po zhvillonin stërvitje.
Një hetim ka nisur për këtë ngjarje për të zbardhur rrethanat e tragjedisë. /tvklan.al