Më shumë se sa një mjet transporti, për ata që posedojnë një të tillë, “Vespa” është një stil jete dhe një pjesë e familjes. Për Shpëtim Ahmetajn, është objekti me të cilin gjeti dashurinë. Ai ndan me  “Shije Shtëpie” në Tv Klan historinë e njohjes me bashkëshorten.

Gjithçka nisi me një kërkesë prej saj për të bërë një xhiro me “Vespën” e tij të modelit “Primavera”, pa e ditur se do të niste një xhiro e gjatë jete.

Shpëtim Ahmetaj: Unë me time shoqe jemi njohur diku te 21 vite përpara. E tregojmë edhe herë pas here, hë mi ti, deshe xhiro me “Vespa” se siç ankohen gratë zakonisht dhe i them unë vetë deshe xhiro me “Vespa”. Ne kishim të njohur të përbashkët dhe vjen “hë mo ti, si s’na bëre një xhiro me këtë motorrin tënd të bukur” se s’ia kishte idenë “Vespës” atëherë dhe aty u mendova, kjo dashka xhiro. Kështu pastaj lindi, takoheshim përditë, përditë me “Vespa”, s’kemi lënë kodër të Tiranës pa shkuar, perfieri, pastaj filluan xhirot, pastaj u fejuam, u martuam, filluan xhirot e gjata. Tani kur bën 100 kilometra, ajo thotë “po e shkurtër, pse xhiro quhet kjo?”

Katerina Trungu: Më shumë akoma.

Shpëtim Ahmetaj: Xhiro quhet 2-3 ditë.

Katerina Trungu: Pranvera quhej ajo që përdore për ta bërë xhiron e parë?

Shpëtim Ahmetaj: Ka qenë “Primavera”.

Katerina Trungu: Që e quaje Pranvera./tvklan.al