Jetojne ne fshatin Grunjas ne Pogradec. Joeli ishte i prekur nga tumori ne sy, ne njerin prej tyre ka humbur shikimin. Ne spital mjeket i thanë qe duhet t’i nenshtrohej urgjent nje operacioni. Operacioni realizohej vetem jashte vendit. I ati punonte ne bashki si punonjes ne rruge dhe nuk kane asnje lloj tjeter te ardhurash, vec rroges 200 mije lekesh. Ne i gjetëm të troditur, kur sapo kishin zbuluar se Joeli kishte tumor.
Ata kërkuan ndihmën e shqiptarëve për ta dërguar Joelin jashtë Shqipërisë, ku do të kryente një ndërhyrje kirurgjikale. Rasti I Joelit preku zemrat e shumë njerëzve, të cilët reaguan në kohë rekord duke dhuruar shuma nga më të ndryshmet, që operacioni I Joelit të kryhej sa më shpejt. Sapo u sigurua shuma e nevojshme, Joeli së bashku me prindërit e tij u nis drejt Turqisë. Pak ditë më parë ai ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të vështirë, që fatmirësisht rezultoi e suksesshme!