Sipas MeteoAlb, nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të dendur do të karakterizohet moti në territorin shqiptar ku herë pas here priten shtrëngata shiu si edhe mini-stuhi ere, më të theksuara në zonat veriperëndimore – jugperëndimore, duke sjellë probleme me përmbytjet.
Reshje dëbore do të ketë në zonat malore në lartësinë mbi 1000 metra. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë deri vonë pas-mesnate kur pritet dobësim i ndjeshëm i intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale në Ersekë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Elbasanit.
Era do të vijojë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 75 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë deri në 6 ballë./tvklan.al