Personi që shfaqet në këtë video, i veshur me bluzë të bardhë, flamurin kuqezi, kapele, maskë anti-Covid dhe doreza është Sokol Bushkolaj.
49-vjeçari nga Thumana u arrestua pas protestës së zhvilluar para Bashkisë së Tiranës. Siç duket edhe nga pamjet, Bushkolaj ndez molotovin dhe e hedh në drejtim të godinës.
Gjithçka ndodh mes qytetarëve, duke u rrezikuar atyre jetën por edhe gazetarëve e operatorëve. Më pas ai u fsheh pas pemëve, por policia e identifikoi përmes veshjes.
Një prej molotovëve shpërtheu në anën e protestuesve, duke lënduar lehtë një qytetar.
Ndaj 49-vjeçarit Sokol Bushkolaj rëndojnë disa akuza të rënda. Ato nisin që nga prishja e qetësisë publike e deri tek vrasja me dashje e mbetur në tentativë.
Ky rast është përsëritës, pasi Sokol Bushkolaj është ndaluar edhe me datë 8 Maj, në lidhje me protestën e datës 7 Maj.
Tv Klan