Dashi-Sot mund të keni ndjenjën se dikush në familjen tuaj po fsheh diçka. Atmosfera mund të jetë e tensionuar. Prirja juaj e natyrshme është të përpiqeni të shpërndani vaj në ujërat e trazuar për ta kthyer situatën në normalitet, por kjo nuk do ndodhë këtë herë. Lërini gjërat në rrjedhën e vetë. Kushdo që fsheh diçka nuk ka gjasa ta zbulojë atë.

Demi-Thashethemet që dëgjoni sot mund t’ju zemërojnë sepse ndjeni se nuk është e vërtetë. Mos merrni asgjë me vlerë sot. Kontrolloni faktet përpara se të bëni ndonjë gjykim. Pakënaqësia është në ajër dhe kur njerëzit janë të pakënaqur, ata priren të thonë gjëra që nuk duhen. Shmangni tundimin për të qenë konfrontues. Kjo vetëm do t’i përkeqësojë gjërat. Mundohuni të kaloni pak kohë vetëm nëse mundeni.

Binjakët-Po t’u rritet vetëbesimi dhe çdo punë do të shkojë mbarë. Paqëndrueshmëria e situatave në përgjithësi ju nervozon dhe bën që edhe ju të jeni në dilemë për rrugën që duhet të zgjidhni ose qëndrimin që duhet të mbani për një çështje të caktuar.

Gaforrja-Do të ketë pak tension mes jush dhe shpirtit binjak. Megjithatë ka për të qenë diçka që përballohet shumë lehtë. E vetmja gjë që duhet të bëni është të pyesni veten nëse jeni të kënaqur nga kjo lodhje, pastaj qëndroni  të ndershëm me veten dhe partnerin.

Luani-Partneri do t’ju përkëdhelë gjithë kohës sot dhe do ju mbajë në pëllëmbë të dorës. Çdo moment do të jetë i kënaqshëm dhe i mbushur me kënaqësi. Sektori i financave do të konsolidohet akoma më shumë kështu që mund të kryeni edhe investime të guximshme për një të ardhme më të mirë.

Virgjëresha-Sot do të jeni shumë të sinqertë me partnerin dhe ai do të dijë ta vlerësojë. Kujdes me fjalët që përzgjidhni në një takim në mbrëmje.

Peshorja-Nuk do të ndiheni të motivuar siç do të dëshironit dhe do ta keni mendjen tek gjëra personale që do të donit të mbaronit. Në mbrëmje mund të keni miq apo mund të dilni me partnerin, ndaj bëni mirë t’i jepni duarve dhe mbase të shtyni për një moment tjetër detyra jo të rëndësishme.

Akrepi-Nëse ndiheni të rënë moralisht, ndryshe nga zakonisht, ndoshta ka ardhur momenti të thoni hapur atë që po ju shqetëson. Sa më shumë e lini situatën pezull aq më keq do të ndiheni, e aq më shumë do ta keni të vështirë për të patur situatën nën kontroll.

Shigjetari-Sot keni mundësinë që t’i tregoni partnerit se sa rëndësi ka për ju. Nëse doni që të përmirësoni lidhjen aktuale atëherë është koha e duhur  që të bëni diçka që provon se ju doni të jeni me këtë person. Mesazhi duhet të jetë i qartë dhe i pastër.

Bricjapi-Nuk duhet të frikësoheni nga puna rutinë. Afërdita pozitive në shenjë sot jo vetëm që stimulon pasionet në dashuri, duke bërë ditët përpara të jenë mjaft interesante. Kjo situatë ju jep edhe qetësinë e nevojshme që ju duhet për të komunikuar me të tjerët.

Ujori-Diçka po ju bën që të ndiheni me i shqetësuar në lidhjen në çift. Mund të ndiheni të lodhur dhe të uroni për aktivitete të reja ndryshe nga rutina e përditshme. Në vend që ta shikoni problem tek partnerja, shikojeni tek vetja. Kjo është përgjigja përfundimtare.

Peshqit-Duket se sot vetëm Afërdita do të jetë ylli juaj i mirë, pasi në përgjithësi yjet e tjerë do të jenë paksa “të ftohtë” për ju. Kërkoni të bëni gjithçka vetë dhe harroni se keni edhe miq që mund t’ju ndihmojnë./tvklan.al