Dashi-Ju sigurisht që jeni në një humor të çuditshëm sot. Vërtetë, ditët e fundit gjërat kanë ecur mirë, por kini kujdes që të mos gënjeni. Sot duhet të jeni të kujdesshëm me sjelljen ndaj të dashurit tuaj. Qëndrimi i partnerit mund t’ju shqetësojë, por ju jeni ai që jeni larguar nga realiteti. Qëndroni larg nga çdo pikë shkaktuese që mund të shpërthejë në një debat.
Demi-Do të jetë sikur të jeni në një botë të re dhe shpresëdhënëse sot. Njerëzit që takoni do të jenë të përzemërt dhe të kujdesshëm dhe e ardhmja do të duket si një vend i ndritshëm dhe tërheqës për të jetuar. Me fjalë të tjera, është si një ëndërr përrallore dhe ora me zile do t’ju zgjojë së shpejti. Vërtetë, ndjenja e lavdishme nuk do të zgjasë shumë, ndaj përfitoni nga dita. Realiteti ndonjëherë është i ëmbël.
Binjakët-Hëna e plotë vjen me energji të reja për ju. Ndaj sot prisni një ditë goxha intensive. Lidhni të gjitha fragmentet e mendimeve dhe rezultati do ta bëjë më të lehtë që t’u shpëtoni disa situatave të vështira. Mos e lejoni veten të bini në gjëra që nuk i besoni. Duhet të jepni maksimumin.
Gaforrja-Parashikohet një ditë e mirë në shumë aspekte, por në mënyrë të veçantë jeni të favorizuar në raportet ndërpersonale, pasi keni mbështetjen e Afërditës.
Luani-E premtja kërkon më shumë fokus në marrëdhëniet sociale. Karakteri juaj sharmant do t’iu ndihmojë shumë në impaktin që lini mbi të tjerët. Duhet të vlerësoni mirë personat që kanë qenë kundër jush dhe iu kanë dëmtuar reputacionin. Mes këtyre gjërave mos harroni të kujdeseni dhe për shëndetin.
Virgjëresha-Sa më shumë të lëvizni sot aq më shumë gjasa ka që të përfitoni. Fati do ju sjellë në jetën tuaj dikë që e shikon botën nga një perspektivë krejt tjetër. Shijoni pamjen.
Peshorja-Shenja juaj është e tejmbushur me sharm dhe me aftësinë për të bërë për vete këdo. Jo më kot të tjerët i shohin këto cilësi të pa rezistueshme. Megjithatë bëni kujdes dhe zgjidhni me kë tregoheni sharmantë.
Akrepi-Në punë gjërat shkojnë më së miri dhe sot dita do të nisë mbarë. Të tjerët e vlerësojnë mendimin tuaj, ndaj mos u kurseni dhe ndani eksperiencat me ta. Kushtojini pak më shumë rëndësi shëndetit, pasi e keni lënë veten pasdore kohët e fundit.
Shigjetari-Ditë monotone sot. Radhitja e yjeve ju lejon që të keni një periudhë reflektimi e të qetë. Në disa raste jeni përgjigjur shumë ashpër, por tashmë do të duhet të jeni më të dëgjueshëm. Jepini vetes dhe të tjerëve që ju rrethojnë një mundësi të dytë. Kjo do të bëjë të ndiheni më të lumtur.
Bricjapi-Planetët do të ndikojnë shumë pak në jetën tuaj në çift sot. Do të ndiheni shumë të dedikuar ndaj gjërave dhe do të përfundoni të gjitha punët e lëna pas dore. Përfundimi do t’ju japë një sens të këndshëm përgjegjësie dhe kjo do të vërehet nga njerëzit që kanë rëndësi për ju.
Ujori-Dyshja Mars-Afërditë sot do të jetë një binom që ju imunizon nga efektet negative të një Saturni më acarues së kurrë. Parashikohet një ditë mjaft pozitive në planin ekonomik.
Peshqit-Familja do t’iu ndalojë disa gjëra, me shumë mundësi për shkak të problemeve me disa të afërm. Kjo për të zgjatur shumë pak, por do të ndikojë pak. Sot do të shpenzoni para duke blerë gjëra me vlerë. /tvklan.al