Hugo Chavez do të qëndrojë përgjithmonë në pushtet. Me anë të një referendumi popullor që çoi edhe në shtyrjen e festës së Shën Valentinit venezuelianët kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese që i lejon Chavezit një mandat të përjetshëm presidencial.

Lideri socialist është tashmë në mandatin e dytë të tij dhe do të qëndrojë deri në vitin 2013, por me mbarimin e tij falë ndryshimeve kushtetuese do të mundet sërish të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 dhe nëse fiton do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2019.

Në një deklaratë për mediat Chavez tha se suksesi i referendumit ishte përfitimi i kombit, përforcimin e vlerave të revolucionit socialist.

Ardhja e Chavezit në krye të Venezuelës, një vend i pasur me naftë, është shoqëruar me shtetëzimin e disa prej sektorëve më të rëndësishëm industrial dhe me shpenzime të shumta për mbrojtjen e më të varfërve.

Por socializmi i tij shihet shtrembër nga një numër i madh i banorëve të këtij vendi, por edhe nga Perëndimi para së gjithash Shtetet e Bashkuara të Amerikës që tek ai sheh Fidel Castron e ri./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle