Një grua ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të premteje në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:22, në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Viktima është një 71-vjeçare me iniciale L. R. Sipas policisë, gruaja ndodhej në breg të detit sëbashku me bashkëshortin kur dyshohet se pësoi infarkt, duke ndërruar jetë.
Megjithatë, për sqarimin e ngjarjeve është ngritur një grup hetimor./tvklan.al