Dy personat që u gjetën nga policia pa shenja jete të enjten në rrugën “Marije Kraja” në kryeqytet dyshohet se kanë ndërruar jetë një natë më parë, si pasojë e asfiksisë nga gazi.
Ky dyshim i grupit hetimor pritet të konfirmohet nga ekspertiza që po kryhet lidhur me këtë ngjarje, përgjigja e të cilës ende nuk ka dalë.
Sipas policisë dy viktimat, kushërinj me njëri tjetrin kanë qenë në gjumë kur bombola e gazit e një pajisje ngrohëse ka rrjedhur duke u përhapur në të gjithë ambientin e banesës.
Tv Klan