Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ka falënderuar të gjithë miqtë dhe dashamirët që i kanë qëndruar pranë në këto çaste të vështira që po kalon familja e saj pas ndarjes nga jeta të të atit.
Në një reagim në rrjetet sociale këngëtarja shprehet se e ka të vështirë të flasë në rrjetet sociale për “gjëra që i ka afër zemrës”, duke e mbyllur mesazhin e saj pa u zgjatur.
“Falenderime nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri në këto momente të vështira. Siç e keni kuptuar, e kam shumë të vështirë të flas në Instagram për gjëra që i kam kaq afër zemrës, ndaj po e lë me kaq….”, shkruan Enca. /tvklan.al