Gugash Magani nuk është më trajner i Tiranës. 59-vjeçari dha dorëheqjen nga ky rol pas humbjes 4 – 0 me Egnatian të shtunën në kampionat.
Një vendim erdhi pas ecurisë së dobët të ekipit që është në zonën e rënies nga kategoria.
Magani e mori Tiranën në 6 Nëntor, duke zëvendësuar Bledi Shkëmbin vetëm 1 ditë pasi ai u largua nga bardheblutë.
Në 9 ndeshje në kampionat arriti të fitonte vetëm 1, barazoi 4 dhe humbi 4, rezultate të pamjaftueshme për të ndryshuar situatën.
Nga klubi nuk ka ende një njoftim. Skuadra është eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë.
Deri më tani nga 10 ekipe të Superiores 7 prej tyre kanë ndryshuar trajner gjatë këtij sezoni.
Ata që mbeten në detyrë janë Edlir Tetova i Egnatias, Thomas Brdariç i Vllaznisë dhe Edi Martini i Teutës.
Tv Klan