Java e 25-të në Superligë, solli ndryshime edhe në klasifikimin e 10 ekipeve.

Egnatia me fitoren ndaj Partizanit, është shkëputur në krye të renditjes me 48 pikë, 4 pikë më shumë se Vllaznia e vendit të dytë. Dinamo me 41 pikë dhe Partizani me 40 pikë, plotësojnë katërshen e parë.

Në vendin e pestë renditet Laçi me 30 pikë, po aq sa edhe Elbasani që ka zbritur në vendin e gjashtë. Tirana ka lënë fundin dhe renditet në vendin e shtatë me 26 pikë.

Bylis, Teuta dhe Skënderbeu mbyllin renditjen, me korçarët që duken më të rrezikuar.

RENDITJA:

/tvklan.al