Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, nuk e bëri dramë humbjen 3-0 në kampionat ndaj Liverpool.

Në prononcimin për ndeshjes, tekniku holandez, deklaroi se po ndërtohet një skuadër e re dhe u shpreh besimplotë se do të përmirësohen në të ardhmen.

Ten Hag u shfaq i bindur, duke thënë se ekipi i tij do të synojë fitimin e trofeve.

“Ne po ndërtojmë një ekip të ri. Dy lojtarë i kemi marrë vetëm në fillim të sezonit. Do përmirësohemi në të ardhmen. Jam i bidnur se në fund të sezonit do të kemi mundësinë për të fituar trofe.”

Casemiro ishte një nga më të kritikuarit pas ndeshjes, por trajneri i doli në krahë, duke thënë se do të japë një kontribut për ekipin.

“Casemiro shpesh ka treguar se është i mrekullueshëm. Të gjithë kemi parë momente të shkëlqyera prej tij. Imagjinoni vetëm që ai ka fituar gjithçka në karrierë. Do të vazhdojë të japë kontribut për ekipin tonë.”, deklaroi Ten Hag.

Pas tre ndeshjeve të para në Premier League, Manchester United, numëron vetëm një fitore dhe dy humbje. /tvklan.al