Ora policore nis në 22:00 deri në 06:00
Prej ditës së sotme hyjnë në fuqi masat e reja të lëvizjes.
Vendimi i Komitetit Teknik të Eksperteve parashikon që mbrëmjen e sotme të rikthehet kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit.
I njëjti orar vlen edhe për bizneset.
Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.
Ata pajisen me një leje te posaçme përmes portalit e-Albania.
Prej ditës së sotme duhet të nisin mësimin online edhe universitetet.
Tv Klan