Sulmuesi me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimovic mund të rikthehet në Serie A. 19-vjeçari është pjesë e Bayern Munich në Gjermani, por minutat e pakta në dispozicion pritet të sjellin largimin e tij.

Eksperti i merkatos në Itali, Alfredo Pedulla raporton se Lazio është në bisedime të avancuara për afrimin e sulmuesit të talentuar.

Ibrahimovic ishte pjesë e Frosinone-s sezonin e kaluar në Serie A dhe për këtë arsye e njeh mirë kampionatin, ndërsa tërhoqi vëmendje të madhe me paraqitjet e treguara.

Po diskutohet për një huazim deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje për 10 milionë euro. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të mësuar më shumë rreth të ardhmes së sulmuesit. /tvklan.al