Diana është bërë pjesë e rubrikës “Ka Një  Mesazh Për Ty” me një histori sa frymëzuese, aq edhe të vështirë. Për të na njohur me të, ajo e nis rrëfimin e saj në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan me një nga ngjarjet e forta të jetës, mësimin se babai që e rriti s’ishte ai biologjik. Por pavarësisht se nuk kanë lidhje gjaku, Diana është mirënjohëse e krenare për të dhe nënën e tij.

Diana: Babain tim biologjik nuk e njoha kurrë sepse prindërit e mi u ndanë kur isha një muajshe dhe për fatin e mirë, mamaja ime gjeti njeriun e duhur që të kalonte jetën. Unë nuk e dija që babai im që më rriti nuk ishte babai im biologjik.

Ardit Gjebrea: Kur e more vesh?

Diana: E mora vesh kur më duhej një certifikatë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe?

Diana: Mund të isha 10 vjeçe. Në atë kohë mora vesh që nuk ishte babai im, por ai është, ai më rriti. Ai jo se më rriti vetëm mua i dashur Ardit,  ai më rriti edhe dy fëmijët e mi. Fëmijët e tij atje u rritën. Motrat  i kam të shkëlqyera, kam vetëm një vëlla që e dua shumë dhe gjithmonë jam krenare për mamanë time që na rriti me duart e saj, punonte natë e ditë pavarësisht se ishim shumë fëmijë, por ishim të veshur jëri  më mirë se tjetri. Makinë qepëse nuk kishte, por i qepte me dorë rrobat që të ishim të veshur.

Në moshën 14-vjeçare, Diana nisi studimet për Agronomi dhe u njoh me gjysmën e zemrës, Robertin. Ai ishte 16 vjeç dhe do  të shkonte në ushtri e pas ca mosmarrëveshjesh të vogla, u poqën rrethanat që ata të ishin bashkë. Ende pa bërë 18 vjeçe, Diana mbeti shtatzënë por s’qe fort e lehtë.

Diana: Ngela shtatzënë. Këtu fillon historia ime e dhimbshme.

Ardit Gjebrea: Pse?

Diana: Nuk kishim të ardhura. Me sakrifica të mëdha që bënte burri im, ia kalonim.

Ardit Gjebrea: Si shkoi shtatzënia?

Diana: Shumë keq, kisha shumë dhimbje. S’kisha as dy ditë që kisha hyrë në muajin e tetë. Shkuam në spital, për fat të keq doktori më tha që fëmija yt është i vdekur, do të bësh lindje të parakohshme. Këtu publiku i dashur është më shumë gra, ju e dini që të hysh në maternitet për të lindur dhe të dalësh pa  fëmijë ,është gjëja më e dhimsbhme që mund të ketë një nënë. Shkova në shtëpi, kam  kaluar një traumë, gjithmonë e mërzitur,qaja.

Dhimbja e së shkuarës ka mbetur pas. Sot Diana është nënë e dy djemve, Elderinit dhe Orgestit./tvklan.al