Elseid Hysaj mund të vazhdojë karrierën te Lecce në Serie A. Mbrojtësi i Shqipërisë, pritet të largohet nga Lazio, për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij.

Sipas “Corriere dello Sport”, klubi kryeqytetas i ka hapur rrugën një huazimi të Hysajt te Lecce deri në fund të sezonit.

Duke parë pagën e lartë, prej 2.8 milionë eurosh, te Lazio pranojnë të paguajnë edhe gjysmën e rrogës së tij, për ta lehtësuar si lëvizje.

Në krahun tjetër, Lecce e pëlqen shumë shkodranin dhe për trajnerin Giampaolo, Hysaj duket si zgjedhja e duhur për mbrojtjen, pasi mund të bëjë pa problem të dy krahët.

Lazio e ka lënë jashtë listës shqiptarin, për ndeshjet e Serie A, por edhe për ato të Europa League, ndërsa mund të aktivizohet vetëm në Kupë, siç ka ndodhur deri tani. /tvklan.al