Lajme Arkiva 2003
Në prag zgjedhjesh kryetari i Partisë Komuniste ka ulur tonet por jo duart. Ai ka uruar për kortezi Nanon për fitoren e zgjedhjeve dhe Berishën që do të marr copën e tij. Me këta mbështetës komunist Milloshi do ta akuzojnë në këtë zgjedhje. Kjo është parulla ndërsa motoja, Shqiptarë mos votoni për vdekjen tuaj.
Hysni Milloshi: Jam shumë i qetë sepse siç e thashë do të flasë me tone të zbutura, të qeta, jo të zbutura sepse populli jonë është totalisht i droguar. I droguar me çmenduri, nuk e dinë se për kë votojnë.
Ai do të mbledhë komitetin qendror ku do të vendosë kandidaturat ndërsa:
Hysni Milloshi: Nano dhe rishistët do të hyjnë nën flamurin e turpit në betejën e zgjdhejve nën simbolin e tyre. Ne komunistët e dimë se populli ynë do të votojë për Nanon e Berishën apo për djemtë e tyre Pollo dhe Meta që janë 1000 herë më të këqij se vetë baballarët.
Më mirë se kushdo e ka kuptuar kryetari i Partisë Komuniste Milloshi se çfarë bëjnë qeveritë me këtë popull.
Hysni Milloshi: Kjo është tallje, tallje, tallje me popullin./tvklan.al