Lajme Arkiva 2003

Veprimet e çmendura të qeverisë socialiste ndaj kandidatëve komunistë në bashki e komuna në rrethe më bënë të reagoj duke ndërprerë agjendën e punës sime. Sekretari i parë i Partisë Komuniste Hysni Milloshi sulmoi kështu Partinë Socialiste duke thënë se ajo kërkon të djegë në turrën e druve edhe ata pak kandidatë komunistë për kryetar në komuna dhe bashki duke u bërë presion të tërhiqen nga gara zgjedhore në të kundërt do i heqin nga puna.

Milloshi ju drejtua dy krerëve kryesor në partinë socialiste Nano dhe Ruçi.

Hysni Milloshi: Ti zoti Fatos Nano mund të ndërrosh gratë e tua sa herë të të dojë qejfi. Mund të ndërrosh eurosocialisten Xhoanë më ndonjë eurosocialiste tjetër më të re dhe më seksi, ko është jeta jote private dhe ne komunistëve na e ka lënë amanet mësuesi jonë Engels të mos ndërhyjmë në punët private të të tjerëve, por ti sado me pushtet të madh që je, e me të cilin abuzon, nuk mund të ndryshosh kursin e Partisë Komuniste dhe as të trembësh komunistët me metoda fashiste. Ti Gramoz Ruçi, Ali Pasha i Partisë Socialiste mund ta përdorësh Partinë Socialiste siç edhe e ke përdorur për të mbushur parlamentin me tepelenas karreristë, por nuk mund të mbushësh me frikë komunistët dhe ti detyrosh të ndërrojnë flamurët siç i ke ndërruar ti dhe shokët e tu për hir të karrierës dhe për hir të parasë./tvklan.al