Lajme Arkiva 2004

Prej 2 muajsh 16-vjeçarja F.M.  nga fshati Farret i komunës Stravaj në Librazhd, është zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për vendosjen e saj. Babai i saj Qaniu tregon se në 16 Nëntor rreth orës 03:00 pas mesnate, kur të gjithë njerëzit e shtëpisë janë ngritur për të ngrënë syfyrin, në atë kohë ishte muaji i ramazanit, vajza që zakonisht përgatiste ushqimin, nuk është gjetur në shtratin ku flinte.

I ati i vajzës: Tani nuk e di. A e kanë shitur, a e mbajnë peng, unë nuk di gjë, kam dy muaj.

Gazetari: Me policinë keni pasur kontakte gjatë këtyre dy muajve?

I ati i vajzës: Kemi pasur. Por nuk më kanë dhënë zgjidhje.

Gazetari: Ti çfarë kërkon tani?

I ati i vajzës: Unë kërkoj tani të vijnë të bëjnë ballafaqimin të ndal këtë hasmin që kam me mikun aty, se thoit e ke shitur vetë.

I ati i vajzës akuzon nipërit të cilët sipas tij kanë ndihmuar në zhdukjen e 16-vjeçares. Qaniu jeton në gjendje të mjerueshme ekonomike së bashku me gruan dhe tre fëmijët, djali i madh është me të meta mendore ndërsa dy fëmijët e tjerë janë të moshës 10 dhe 8 vjeç.

Vajza ka qenë e fejuar prej 9 muajsh dhe babai ka frikën e ndonjë trafikimi për në Itali. Momentalisht mendohet të jetë në një fshat të Vlorës, në pritje për tu nisur përtej Adriatikut./tvklan.al