Dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike e pritën me protesta kryeministrin Edi Rama. Ata bllokuan rrugën nacionale Lezhë-Shkodër ndërkohë që eskorta është detyruar të udhëtojë drejt Pukës, nga një rrugë tjetër.
Për të normalizuar situatën në vend ka shkuar edhe Drejtori i policisë së Qarkut, Ferdinand Mara.
Policia ka nisur procedimin, ndërsa ka shoqërua në polici 11 protestues për tubim të paligjshëm dhe bllokim rruge. Ndër të shoqëruarit në komisariatin e policisë së Lezhës është edhe Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku./tvklan.al