Policia e Lezhës ka vënë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Italisë një 24-vjeçar me inicialet K.M, pasi akuzohet për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e lëndëve narkotike.
I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Monzës/ Itali, në Maj 2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale në fushën e narkotikëve parashikuar në nenet 73,110 dhe 112 të Kodit Penal Italian
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme./tvklan.al