Jeta e këngëtares Pink ka ndryshuar këto 3 javët e fundit, për shkak se ajo dhe djali i saj 3-vjeçar u infektuan nga virusi.
Por fatmirësisht pas testit të fundit të kryer, Pink tregoi se ajo dhe djali i saj rezultuan negativ.

“Ka pasur shumë netë kur kam qarë dhe kurrë nuk jam lutur kaq shumë në jetën time“.

Pink më tej shton se ka qenë e vështirë dhe e dhimbshme të shikonte djalin e saj teksa ishte i sëmurë./tvklan.al