Mes lotëve dhe dhimbjes polici Novruz Cenalia u përcoll për në banesën e fundit. Lamtumira iu dha jo vetëm nga familjarë të tij, kolegë, por edhe nga shumë qytetarë.
Të pranishëm në homazhet që u zhvilluan në hollin e teatrit “Byluis” ishte edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.
Për nder të efektivit të “Shqiponjave” u vendosën edhe kurora me lule.
Cenaliajt iu dha lamtumira me nderimet më të larta. Ndërkohë kolegë të 28 vjeçarit janë ende në kërkim të autorit të vrasjes. Forca të shumta policore vijojnë kërkimet në zonën e Apolonisë ku mendohet se është fshehur 23 vjeçari Azgan Mernica që mban me vete edhe pistoletën me të cilën qëlloi për vdekje efektivin. Sipas policisë shkak për ngjarjen është bërë sherri për kalimin në rrugën e ngushtë të fshatit Baltëz.
Novruz Cenalia ishte me origjinë nga Hasi ndërsa ishte pjesë e strukturave të policisë prej 4 vitesh.
Klan News