“Carinthia VII” është ndër jahtet më të gjatë në botë, rreth 97 metra dhe ndër më luksozët. Pronarët e tij janë austriakë, por identiteti nuk bëhet i ditur e megjithatë e menaxhon Silva Dedja, një vajzë shqiptare. Në turin që emisioni “Opinion” në Tv Klan realizon brenda tij, mëson se jahti është i mbushur me vepra arti. Asgjë nuk është thjesht dekor, madje edhe parketi ka një histori shekullore.

Silvia Dedja: Parketi është pjesa më e vjetër, më e rrallë.

Blendi Fevziu: Pse?

Silvia Dedja: Sepse është e shekullit XVII. Është e një manastiri në Austri dhe është e vetmja gjë që ka ngelur vërtet origjinale në këtë bazë sepse gjithçka është e re, e modernizuar,por kjo është një histori që e mbajtëm dhe pronari tha unë do ta shes në qoftë se parketi do të ngelet origjinal.

Blendi Fevziu: Pronari i parë?

Silvia Dedja: Po./tvklan.al