Policia e Tiranës ka sekuestruar 60 kg kanabis dhe ka arrestuar dy të rinj, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Operacioni ështe zhvilluar në Fushë Krujë, ku gjatë operacionit në një automjet janë kapur 6 thasë të mbushur me kanabis.

U arrestuan në flagrancë Kujtim Ukaj, 35 vjeç, banues në Krujë, i cili transportonte lëndën narkotike me automjet dhe Abdurrahman Rizvani, 26 vjeç, banues në Mat, që monitoronte rrugën për prezencë të Policisë.

Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi S. D., 28 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Klan News