Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” është vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, organizim të lojërave të fatit dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë.

“U kap dhe u ndalua shtetasi M. D., 33 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 27.09.2024, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, dhe është larguar me shpejtësi.

Gjatë kontrollit të kryer me vendim të Gjykatës së Korçës, në banesën e 33-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, me celular”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al