Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi për motive të dobëta ka thyer me sende të forta xhamat e makinës së një 57-vjeçari.
Ngjarja nga ndodhur në lagjen “Danjel Matlija”, në Shkodër. Ndërkaq grupi po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të këtij rasti.
“Rreth orës 03:45, në lagjen “Danjel Matlija”, shtetasi E. A., 24 vjeç, dyshohet se ka thyer me sende të forta, për motive të dobëta, xhamat e automjetit në pronësi të shtetasit Gj. V., 57 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” njofton Policia e Shkodrës./tvklan.al