Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kryqëzimi” është arrestuar në kryqëzimin e Fllkaë snë Durrës, 27-vjeçari me iniciale A.B., banues në Krujë.
I riu ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 26.09.2024, e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Nxitje për përdorim të drogës” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al