Ian Mikalef: “Unë mund të them se ka pasur zhvillime në aspektet politike në Shqipëri. Sigurisht që ne duhet të vazhdojmë punën tonë për zhvillimin politik në këtë vend, por gjëja më e rëndësishme që mund të them është ajo që duhet të arrihet një vullnet politik, një dialog për të vazhduar edhe më tej nga ana e qeverisë. Apeli im është se siç e kam thënë kur kam qenë këtu në 2007 në zgjedhjet lokale, dialogu politik është mënyra më e mirë për partitë politike për të zgjidhur çdo çështje që mund të kenë. Qëndrimi im është që ato së bashku të arrijnë në një dialog, në mënyrë që të arrijnë në një jetesë më të mirë për qytetarët e Shqipërisë. Procesin e decentralizimit në Shqipëri  e kam diskutuar me qeverinë, e po ashtu me opozitën. Shoh që gjërat po ecin me një trend pozitiv. Ka çështje te tjera me të cilat politika duhet të përballet dhe ato të gjejnë zgjidhje. Ne do të shohim problemet  bazuar në procedurat që kemi në Këshillin e Evropës dhe do të raportojmë në rast se  do të kemi diçka që do të na duhet ta raportojmë. Por për momentin ka pasur vetëm zhvillime pozitive. Mund të them se këtë e kemi përmendur në raportin e 2006-ës dhe gjithashtu edhe në raportin e asamblesë këtu, kohët e fundit më duhet të them në fund te 2008-ës. Nuk ka pasur asnjë raport që flet për cënimin e pushtetit lokal. Ka disa deklarata apo pretendime të cilat duhen parë, por kur zhvillova bisedime me presidentin e republikës, kryeministrin dhe me ministrin Basha, konstatova se nuk ka asnjë vullnet nga qeveria, asnjë synim për të ndërhyrë në autonomin e pushtetit lokal. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk po them që çdo gjë është perfektë por siç themi ne në anglisht, në rast se ka vullnet ka një mënyrë. Pra  në rast se ka një vullnet politik të qeverisë për të vazhduar në rrugën  që siguron autonomi për pushtetin lokal, atëherë këtë do ta kemi shumë shpejt në këtë vend. Bojkoti nuk është demokraci në një vend demokratik. Gjeja që duhet të bësh është të dialogosh. Ja pse kam thënë më parë. Unë ju bëj thirrje dhe kërkoj nga partitë politike dialog. Bojkoti nuk pritet mirë, nuk shihet mirë. Ne kemi rënë dakord me qeverinë se ne do të jemi të ftuar si kongres për të monitoruar zgjedhjet lokalë të 2009-ës. Jo pse kemi ndonjë dyshim lidhur më procesin elektoral në këtë vend, por sepse duam të jemi këtu të shikojmë mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet. Besoj se kur krahasojmë Shqipërinë me vendet e tjera të BE, konstatojmë se është bërë shumë lidhur me regjistrimin e votuesve dhe listat e zgjedhjeve. Në këtë mënyrë kemi mjete elektronike dhe në këtë rast ato janë aplikuar. Shqipëria është një ndër vendet që ka arritur shumë brenda një kohe të shkurtër. Një përmirësim kur bëhet fjalë për indetifikimin e votuesve, i cili është dhe aspekti më i rëndësishëm  me të cilin duhet të përballesh në një proces elektoral. Kështu ne që duam të jemi prezent të dëshmojmë  që Shqipëria  ka bërë përpjekjet e saj dhe sërish mesazhi im është se në rast se ka diçka që mund të jetë e gabuar në një proces zgjedhor, opozita ka të gjithë të drejtën dhe në rast se kjo e drejtë ekziston, ta kthejë në çështje gjyqësore dhe ta lërë gjykatën të vendosë, sepse në një vend demokratik duhet të zbatohet pushteti i ligjit dhe për Këshillin e Evropës zbatimi i ligjit është një vlerë thelbësore”./tvklan.al