Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kryeministri Nano paditet në gjykatë për shpifje dhe fyerje publike. Idajet Beqiri ka paditur kryeministrin, duke kërkuar dhe një dëmshpërblim. Shkak është bërë një fjalim i Nanos në KPD, ku Beqri është përmendur si anëtar i një grupi trafikantësh. Pas padisë së ngritur, pritet që Gjykata e Tiranës të shprehet nëse do të fillojë këtë proces gjyqësor të shprehet nëse do të fillojë këtë proces gjyqësor ndaj kryeministrit dhe të caktojë datën dhe trupin gjykues.

Idajet Beqiri: “Çuditërisht në raportin që paraqiti zoti Nano në KPD, e vetmja kritikë direkte që ai bëri, ose e vetmja arritje që ai konsideroi në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve, ishte që shërbimi sekret shqiptar në bashkëpunim me shërbimet e tjera të huaja, kryesisht serbë, maqedonë, grekë, paskan zbuluar Gafurr Adilin dhe Idajet Beqirin, si pjesë e këtyre trafiqeve, për të cilat u kritikonka vendi jonë. Unë këtë e konsiderojë një fyerje, gjykatat shqiptare, si dhe organi i akuzës, prokuroria mua nuk më kanë akuzuar ndonjëherë. As nuk më kanë proceduar, as ka filluar ndonjë çështje penale dhe as është dhënë ndonjë vendim gjyqësor prej gjykatave të Shqipërisë, apo edhe gjykatave të huaja për implikime në këto trafiqe që ka përmendur kryeministri dhe kryetari i PS në KPD.”

Vetë Idajet Beqiri proceduar nga drejtësia shqiptare për nxitje të urrejtjes ndëretnike, ka kërkuar një dëmshpërblim prej 20 milion lekësh nga Nano për deklaratën që sipas tij është abuzive./tvklan.al

Gazetare: Aranita Brahaj