Lojtari i Manchester City preferoi të shkonte tek Real Sociedad dhe jo tek Lazio
I irrituar deri në neveri, Igli Tare shfrym me një fjali ndaj David Silva.
“Mësova për transferimin e David Silva tek Real Sociedad. Kam respekt për lojtarin, por jo për njeriun”.
Si drejtor sportiv i Lazios, Tare kishte marrë premtimin nga futbollisti i Manchester United se do të shkonte në Romë. Mediat në mbarë botën njoftuan të njëjtin lajm. Por në momentin e fundit, Silva u ndal në Spanjë.
Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare nuk e ka përtypur këtë lëvizje aq sa ka dashur t’ia bëjë të ditur të gjithëve nëpërmjet kësaj fjalie të publikuar në faqen zyrtare të klubit në internet.
Më herët mediat kishin raportuar se Tare kishte arritur një marrëveshje me David Silva, për 3 vitet e ardhshme për 10 milionë euro plus bonuset. Klubi italian do t’i krijonte të gjitha kushtet që futbollisti të bashkohej me familjen në Spanjë me një avion charter, sa herë të ishte e mundur.
Tashmë Lazio do ta drejtojë vëmendjen tek James Rodriguez. Mund të rikthehet edhe braziliani Felipe Anderson.
Tv Klan