Ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare, foli për emisionin “Euro Zone” në Tv Klan, në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë.

Tare deklaroi se i vjen për të qarë, kur shikon atmosferën, ndërsa theksoi se dëshiron të ishte në fushë për këtë përballje.

Më vjen të qaj, doja të isha edhe unë në fushë. Është atmosferë e shkëlqyer. Ia uroj me zemër fitoren skuadrës sot. Do të ishte më e bukura. Nuk duhet të mendojmë sa shpresa kemi. Sot është ndeshje shumë e rëndësishme, sepse fitorja e Spanjës, na ndihmon. Duhet të japim maksimumin, sepse edhe ky publik e meriton. Nëse skuadra luan në bllok, ka shumë mundësi për rezultat pozitiv. Italia do të luajë me një system ofenssiv dhe do të japë hapësira. Skuadra do të ketë mundësinë të mbajë intenstitetin lart. Broja mund t’i hapë probleme italianëve.”, u shpreh Tare.

Ndeshja Itali-Shqipëri dhe të gjitha takimet e Euro 2024, do të transmetohen në Tv Klan./ tvklan.al