Ministri i Rendit, Igli Toska, në një deklaratë për shtyp, në lidhje me ngjarjen përpara kryeministrisë, ka shprehur se Partia Demokratike, si organizatore e mitingut, nuk i është përmbajtur kuadrit ligjor të tubimit, për të cilin i ishte dhënë leje. Toska ka shpjeguar ecurinë e ngjarjes deri në plagosjen e Kolonel Arben Çukos.
Igli Toska: “Tubimi i sotëm cënoi rendin publik dhe ligjin për tubimet. Nuk u respektua lokalizimi i tubimit dhe intinerari i lëvizjes së tij. Në çdo vënd të botës demokratike kjo konsiderohet përgjegjsi e drejtpërdrejtë e organizatorve dhe është e dënueshme ligjërisht. Për më tepër ai degjeneroi në akte dhunë ndaj Forcave të Rendit dhe Gardës së Republikës deri edhe në plagosjen me mjete të forta të Komandantit të Gardës së Republikës, Kolonel Arben Çuko, të një nënoficeri të saj dhe të disa policve të kryeqytetit. Përfitoj nga ky rast të përshëndes publikisht efektivat e Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës që manaxhuan këtë tubim për gjakftotsinë, profesionalizmin dhe vendosmërinë e tregur për zbatimin e detyrës ligjore.”
Ministri është shprehur se menjëherë ka filluar një proçes i veçantë verifikimi nëse ka patur ndonjë skenar të parapregatitur për këtë ngjarje.
Igli Toska: “Strukturat kopetente janë në një proçes profesional identifikimi të autorve të dhunës, i cili do të jetë një proçes i pandërprerë dhe i thellë investigimi për të verifikuar ndonjë skenar eventual, nëse dhuna ishte e programuar apo thjesht spontane. Ky është një proçes krejt normal dhe ligjor për të identifikuar dhe dërguar në organet e drejtësisë jo vetëm autorët, por edhe shkaktarët dhe frymëzuesit e akteve të dhunshme.
Ministri Toska ka siguruar se Ministria e Rendit dhe Policia e Shtetit do të punojnë për të ruajtur rendin publik duke siguruar këdo për të drejtën e tubimit. Gjatë pasdites Ministri Toska është takuar dhe me Ambasadorin Amerikan Xhefri (Jeffrey). Sipas burimeve të Ministrisë së Rendit në takim Ambasadori Amerikan ka përgëzuar punën e policisë gjatë zhvillimeve të mesditës përpara kryeministrisë. /tvlan.al