Lajme Arkiva 2003

Igli Toska është ulur sot në postin e Ministrit të Rendit, prezantimin e tij e ka bërë zëvendës kryeministri Namik Dokle në një mbledhje me drejtorë të ministrisë dhe policisë së shtetit. Dokle u është drejtuar pjesëmarrësve në prezantim duke u thënë se kjo qeveri krijohet si koalicion për integrimin dh policia zë një vend kryesor.

Namik Dokle: Unë mendoj që gjatë kësaj kohe ministri i ri duhet të ketë mësuar me siguri një gjë, që rezultatet në fusha të tilla siç është policia, rendi, nuk mund të arrihen kurrë nga një njeri i vetëm, nuk mund të arrihen kurrë nëse të gjitha strukturat që ju drejtoni nuk do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrin.

Toska u emërua fillimisht si zëvendës ministër i ministrisë së Rendit pas shkarkimit të Luan Ramës dhe rrëzimit në parlament të dekretit për emërimin e Fatmir Xhafës në këtë post. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë prioriteti i ministrisë dhe policisë së shtetit për 2004 është shprehur në prezantimin si ministër Igli Toska.

Igli Toska: Prioritetet që ka qeveria shqiptare, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të jenë objektivat tona kryesore për vitin 2004. Shpresoj sa më shumë që ne të rrisim bashkëpunimin tonë me njëri tjetrin duke vlerësuar veçanërisht punën që kanë kryer dhe që shpresojë se do të kryejnë efektivat e policisë së shtetit në të ardhmen./tvklan.al