Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka reaguar në lidhje me pretendimet e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për objektet në zonën e Himarës. Duke shprehur keqardhjen, për atë që IKMT e konsideron shpërdorim të së vërtetës nga ana e PBDNJ, ky Inspektorat sqaron se aktiviteti i tij në zonën e Himarës dhe Dhërmiut është në respektim të procedurave dhe afateve ligjore.
Deklarata e plotë e IKMT:
Duke shprehur keqardhjen për shpërdorimin e bërë ndaj të vërtetës nga subjekti politik PBDNJ, lidhur me aktivitetin e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në zonën e Himarës, si edhe në përgjigje të rasteve të ngritura nga PBDNJ, sqarojmë se:
Në ushtrim të detyrave dhe ne përmbushje të përgjegjësive të veta ligjore, IKMT (INUK) në bazë edhe të rekomandimeve të Task-Forcës “Për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, në zbatim të urdhërit të Kryeministrit, në bashkëpunim me institucione të tjera inspektuese dhe ligjzbatuese, ka ushtruar kontroll në zonën e Dhërmiut, Himarë. Si rezultat i këtij kontrolli, në respektim të plotë të procedurave dhe afateve ligjore, për subjektet e përmendura, rezulton si më poshtë:
Ndaj subjektit Gjikë Stramarko, është proceduar me:
• Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.8, datë 14.01.2014 dhe Vendim për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.3, datë 14.01.2014.
• Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.01.10.04.2014 dhe Vendim për Prishje objekti të kundraligjshem, ish- kampi i punëtorëve, Nr.31, datë 10.04.2014.
Subjekti Gjikë Stramarko ka kundërshtuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, aktin administrativ “Vendim për Prishje Objekti”, Nr.3, datë 14.01.2014. Me vendimin Nr.1628, datë 3.11.2014 kjo gjykatë ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë, vendim që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë me Vendimin Nr.3038, datë 5.10.2016.
Aktualisht ndaj këtij vendimi është ushtruar Rekurs pranë Gjykatës së Lartë dhe jemi në pritje të datës së gjyqit.
• Për subjektin Panajot Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.31, datë 23.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.13, datë 23.01.2014.
• Për subjektin Foto Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.3, datë 23.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.14, datë 23.01.2014.
• Për subjektin Ilva sh.p.k, me investitor Vasillaq Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.11, datë 12.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.06, datë 12.01.2014.
• Për subjektin Ilva sh.p.k, me investitor Viron Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.10, datë 12.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.07, datë 12.01.2014.
• Për subjektin Ilva sh.p.k, me investitor Enriko Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.09, datë 12.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.08, datë 12.01.2014.
Subjekti Henrik Duni ka kundërshtuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë aktin administrativ “Vendim për Prishje Objekti”, Nr.08, datë 12.01.2014. Me vendimin Nr.463, datë 1.09.2014 kjo gjykatë ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë, vendim që është ankimuar nga IKMT pranë Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë dhe është në proces.
Subjekti Vasillaq Duni ka kundërshtuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë aktin administrativ “Vendim për Prishje Objekti”, Nr.06, datë 12.01.2014. Me vendimin Nr.461, datë 1.09.2014 kjo gjykatë ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë, vendim që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë me Vendimin Nr.1481, datë 01.06.2016. Aktualisht ndaj këtij vendimi është ushtruar Rekurs pranë Gjykatës së Lartë dhe jemi në pritje të datës së gjyqit.
Në lidhje me pretendimet për prishje të objekteve të privatizuara të familjes Beno, sqarojmë se: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, me kërkesë të Bashkisë Himarë, ka mbështetur me mjete dhe burime njerëzore të specializuara IMT- Bashkia Himarë, për realizimin e prishjeve në kuadër të projektit “Rehabilitimi i shëtitores kryesore anës detit, Himarë” dhe këto subjekte janë shpronësur me VKM Nr.999, datë 09.12.2015 dhe janë njoftuar në respektim të afateve ligjore.
Për të gjitha rastet e sipërpërmendura janë respektuar procedurat sipas ligjit për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë. Për sa i takon proceseve gjyqësore nuk janë konsumuar të gjitha hallkat e gjyqësorit për asnjë nga rastet më lartë.
Në përfundim, siç paraqitet edhe nga dokumentat që mund të jenë në dispozicion të të gjithë të interesuarve, në çdo rast të pretenduar, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vepruar konform ligjeve të shtetit dhe brenda përgjegjësisë institucionale që e vendos në shërbim të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. /tvklan.al