Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi disa takime me tregtarë në tregun bujqësor të Ali Demit pranë Shkollës së Baletit.
Duke u ndalur në krizën ekonomike Meta tha se familjet shqiptare po varfërohen përditë e më shumë dhe produktet bujqësore e industriale po mbeten në stoqe.
Ilir Meta: “Kudo ndihet një shqetësim për rënien e fuqisë blerëse dhe ne padyshim që ne kemi një plan. Jemi të vendosur për të përgjysmuar nga 20% në 10% TVSH-në për ushqimet bazë të shportës që do të thotë çmime më të lira dhe më të pranueshme në treg”.
Në kodrat e Liqenit Artificial Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi një takim me të rinjtë, ku u prezantua programi mbi arsimin.
Kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho, e shoqëruar dhe kandidatët e tjerë për deputetë të kësaj partie, tha se pas 28 Qershorit të rinjtë do të kenë mundësi të arsimohen, por edhe të punësohen sipas standardeve.
Erisa Xhixho: “E gjithë politika e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të jetë fokusuar në zhvillimin e arsimit, por që më pas të çojë drejt punësimit. Në këto 18 vjet ne kemi parë që është luajtur me arsimin. Ne jemi trajtuar si kavje dhe si eksperimente, ndërkohë që pas 4-vjeçarit të studimit në shkollë të lartë ne nuk kemi pasur mundësi për punësim.”/tvklan.al