Ilir Meta: “Ka nevojë për një qeveri me përgjegjësi politike dhe kjo është do të thosha një qeveri që vjen nga një vullnet politik shumë i fuqishëm, ashtu sikurse ka nevojë për një opozitë shumë të fuqishme që të kontrollojë qeverinë, që të ballafaqohet me të, por dhe të bashkëpunojë në interes të vendit dhe në këtë drejtim unë jam i bindur se ky koalicion do të jetë jo vetëm i qëndrueshëm, do të jetë jo vetëm i suksesshëm, jo vetëm efikas, por do të jetë një koalicion që besoj se nuk do të funksionojë asnjë ditë më pak se katër vite të plota kalendarike. Do të ftoja që të gjithë këta që ta marrin me qetësi pasi nuk është fundi i botës. Të jesh në opozitë nuk është një tragjedi, përkundrazi. Është një përgjegjësi shumë e madhe, aq më tepër të jesh në një opozitë me një numër të tillë deputetësh që unë do thosha se është jo vetëm një përgjegjësi, por unë do të isha i lumtur në rast se unë do të isha kryetari i një opozite me këtë numër deputetësh që ka Partia Socialiste, pasi përgjegjësia e opozitës është po aq edhe sa e qeverisë veçse qeveria dihet që merr shpeshherë edhe kosto te pashmangshme nga reformat që është e detyruar të ndërmarrë, kështu që nuk e kuptoj këtë depresion dhe së dyti duhet të jenë kënaqur që në këtë koalicion të ri. Është një forcë e majtë si Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila do të forcojë dimensionin social të qeverisjes së ardhshme”./tvklan.al