Kreu i LSI-së, Ilir Meta, është pritur në një takim me të rinj, organizuar në Pallatin e Sportit në Divjakë të Lushnjës.
Meta u shpreh se Divjaka me fitoren e LSI-së do të kthehet në një vend që do të mund të shfrytëzojë resurset e saj duke hapur vende te lira pune dhe për te rinjtë.
Ilir Meta: “Është koha për veprim sepse sistemi ynë arsimor duhet reformuar dhe duhet orientuar drejt tregut të punës në funksion të punësimit”.
Sipas Metës 28 Qershori do te jete dita kur rinia do të marrë rolin e saj vendimtar në rrugën drejt Bashkimit Evropian./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe