Ilir Meta: “Konventa elektorale e dy ditëve më parë të Partisë Demokratike nuk ishte gjë tjetër veçse një përsëritje identike e premtimeve mashtruese elektorale të vitit 2005. Sali Berishës iu deshën 4 vjet për të kuptuar se 70% e shqiptarëve kërkojnë më shumë punësim, se varfëria e shqiptarëve është thelluar, se vendi është në një situatë krize, se bujqësia dhe prodhimi bujqësor kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, se arsimi dhe sidomos shëndetësia janë në krizë, se taksa e tij e sheshtë ka rënduar mbi të gjithë ata që i kanë të ardhurat dhe rrogat e pakta.”/tvklan.al