Ilir Meta: “Networku i ngritur nga lëvizja Socialiste për Integrim posaçërisht për ndjekjen, monitorimin dhe denoncimin e çdo parregullsie, ku përfshihen rrjeti i vëzhguesve dhe i numëruesve, si dhe grupet e posaçme të ngarkuara për këtë qëllim, në bashkëpunim edhe me konsulentët tanë ndërkombëtare të vendosur këtu fillojnë sot pasdite në orën 18:00 operimin me eficencë të plotë deri në shpalljen e rezultati final të zgjedhjeve. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të shkojnë të votojnë, të shprehin vullnetin e tyre të lirë duke injoruar çdo presion që mund të bëhet për të tjetërsuar vullnetin e tyre. Ata duhet të denoncojnë çdo parregullsi në procesin e votimit tek përfaqësuesit dhe vëzhguesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe ata ndërkombëtarë që do të jenë atje pikërisht për të ruajtur dhe për të mbrojtur të drejtën e votës së lirë”./tvklan.al