Nga Dhërmiu ku po pushon prej tre javësh kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, komenton zhvillimet brenda Partisë Socialiste.

I pyetur për kongresin që kjo e fundit do të mbahej në fund të Gushtit nga ku do të zgjidhet dhe kryetari i ri i selisë rozë, Meta shprehet indiferent për emrin e atij që do të drejtojë pas 29 Gushtit partinë më të madhe dhe të vetme tashmë të opozitës, ndërsa duket i interesuar për mbështetjen që duhet t’i japin socialistët qeverisë së re ku do të bëjë pjesë dhe partia që Meta drejton.

Ilir Meta: “Për mua dhe për LSI-në nuk është shumë e rëndësishme se kush zgjidhet në krye të Partisë Socialiste. I rëndësishëm është kursi politik i kësaj force politike dhe në këtë drejtim mua më, do t’i uroja që të reflektojë. Për mua është e rëndësishme që Partia Socialiste të shikojë drejt të ardhmes, të shikojë drejt bashkëpunimit me koalicionin e ri dhe njëkohësisht të kuptojë se një vend evropian ka nevojë vetëm për një qeveri që punon për të garantuar standarde evropiane në të gjitha aspektet e qeverisjes, por edhe për një opozitë e cila sillet sipas standardeve evropiane”.

Meta është i mendimit se kryesocialisti Rama nuk duhet të anatemojë zgjedhjet e 28 Qershorit për të hequr vëmendjen nga zhvillimet e brendshme në selinë rozë./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka